Lopetegui me përforcimin e ëndrrave në Real Madrid

10:19 | 13 Qershor 2018

David De Gea mund të kërkojë transferimin në Real Madrid, pas ardhjes së trajnerit të ri, Julen Lopetegui.

Man Utd ka një arsye më shumë të frikësohet për largimin e portierit David de Gea.

Mediat spanjolle raportojnë se De Gea mund të kërkojë transferimin në Real Madrid, pas ardhjes së trajnerit të ri, Julen Lopetegui.

Portieri është objektiv i Real Madridit në dy vitet e fundit, përcjell “lajmi.net”.

Por, selektori në largim nga Spanja mund ta bind më lehtë De Gean ta pranojë ofertën nga “Los Blancos”. /Lajmi.net/

==