Lojtari i Schalke 04 kërkon drejtësi për George Floyd, edhe në ndeshjen ndaj Werder

Drejtësia për George Floyd po kërkohet edhe në Bundesliga.

Sport

30/05/2020 18:45

Gjatë kësaj jave kemi qenë dëshmitarë të një ekzekutimi mizorë të një qytetari me ngjyrë në Minneapolis, nga policia e atij vendi.

George Floyd humbi jetën, kurse drejtësia për të po kërkohet edhe në Amerikë, ku po zhvillohen protesta të dhunshme.

Së fundmi, Weston McKennie i Schalker 04 ka kërkuar drejtësi për lojtarin, përcjell lajmi.net.

Në ndeshjen kundër Werder Bremen, McKennie ka bartur një shirit ku shkruhej “Drejtësi për George”.

Protestës për Floyd i janë bashkuar edhe fytyra të NBA si Karl Anthony Towns, por reagime ka pasur edhe nga LeBron James dhe shumë figura tjera të njohura të sportit. /Lajmi.net/