Lojtari i parë në këtë kampionat preket nga koronavirusi

Një lojtar i Philadelphia Union ka testuar pozitiv për koronavirus, njoftoi klubi i MLS të mërkurën.

Sport

02/04/2020 14:19

Lojtari i pazbuluar ka përjetuar simptoma të buta dhe po ndihet mirë.

Sezoni MLS u pezullua muajin e kaluar për shkak të pandemisë koronavirus, e cila ka çuar në më shumë se 47.200 vdekje në të gjithë botën, transmeton lajmi.net.

“Philadelphia Union sot njoftoi se një lojtar i Unionit ka testuar pozitiv për koronavirus [Covid-19]”, tha ekipi në një deklaratë.

“Stafi mjekësor i Unionit ka punuar drejtpërdrejt me zyrtarët mjekësorë të sistemit shëndetësor Crozer-Keystone për të trajtuar lojtarin që ka përjetuar simptoma të buta dhe po ndihet mirë dhe në gjendje të mirë. Ai do të zbatoj protokollin e vetë-izolimit”. /Lajmi.net/