Lojtari i Liverpoolit po kalon te rivali i Premierligës

Liverpool po mendon që të bëjë disa largime në janar.

Merkato

31/12/2018 08:51

Liverpool dëshiron t’i largoj disa lojtarë, pasi dëshiron tu liroj vendin transferimeve të reja.

Nathaniel Clyne është shumë afër të largohet nga të kuqtë, pasi Cardiff është i interesuar për të, përcjell “lajmi.net”.

Mbrojtësi nuk po ka vend te Liverpool, andaj me shumë gjasë do të huazohet deri në fund të sezonit.

Skuadra angleze është e gatshme që ta huazoj atë te rivali i Premierligës, por në verë ai mund të shitet. /Lajmi.net/