Lojtari i Juventusit: Inter do të mbetet në zemrën time!

Joao Cancelo ka thënë se i është mirënjohës Interit për sezonin e kaluar atje, duke thënë se zikaltërit do të jenë në zemrën e tij, pavarësisht se sot është pjesë e Juventusit.

Sport

08/12/2018 13:33

Mbrojtësi portugez për herë të parë u paraqit kundër Interit në derbin e së shtunës të fituar 1:0 nga skuadra e re e tij, Juventus.

Cancelo ishte pjesë e Interit sezonin e kaluar, ku ishte i huazuar nga skuadra e Valencias.

“Ishte një fitore e rëndësishme kundër Interit, të cilët janë një ekip i shkëlqyer dhe rivalë të drejtpërdrejt për titull”, ka deklaruar Cancelo, përcjell ‘lajmi.net’.

“Interi ishte një ekip shumë i rëndësishëm për mua, që më bëri të rritem si lojtar. Tani vesh ngjyrat e Juventusit dhe mendoj vetëm për Juven, por Interi do të mbetet në zemrën time”./Lajmi.net/