Lojtari i Greqisë, Dimitris Limnios do të mungojë ndaj Kosovës

Lojtari i Greqisë, Dimitris Limnios do të mungojë në ndeshjen ndaj Kosovës.

Sport

10/06/2022 17:34

Kosova do të luajë në udhëtim te Greqia në ndeshjen e fundit të këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja kosovare do të jetë me disa mungesa të mëdha, por edhe për ekipin grekë nuk do të jetë lojtari i tyre i rëndësishëm, Limnios.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi.

Greku ka këputur ligamentet e këmbës dhe pritet të mungojë për të paktën shtatë muaj.

Ndeshja e dytë në Ligën e Kombeve mes Greqisë dhe Kosovës do të zhvillohet në ‘Panthessaliko Stadium’ të dielën, nga ora 20:45./Lajmi.net/