Lojtari e do rikthimin te Real Madrid

Real Madrid mund ta humbet një lojtar tejet të rëndësishëm.

Sport

15/04/2019 17:27

Real Madrid është në dijeni se Raul de Tomas e do rikthimin në skuadër.

Talenti është aktualisht në huazim te Rayo Vallecano, gjersa ka shënuar 14 gola në 19 paraqitje në këtë sezon, përcjell lajmi.net.

Real Madrid nuk është i gatshëm që ta rikthejë në skuadër, duke ditur se ka një numër të madh të lojtarëve në skuadrën e parë.

Zinedine Zidane ka kërkuar nga Tomas që të qëndrojë edhe një sezon në huazim, në mënyrë që të fitojë më shumë përvojë. /Lajmi.net/