Lojtarët që janë asistuar më shumë nga Messi

Lionel Messi është lojtari i dytë me më shumë asistime në historinë e La Ligas, ndërsa më poshtë ju sjellim emrat e lojtarëve që janë asistuar më shumë nga argjentinasi.

Sport

14/01/2015 16:41

Messi ka arritur të bëj plotë 100 asistime në La Liga, duke qëndruar vetëm pas Luis Figos, si lojtari me më shumë asistime në historinë e Kampionatit Spanjoll.

Sidoqoftë, në vazhdim ju sjellim një statistike mjaft interesante, pasi ju publikojmë emrat e lojtarëve që janë asistuar më shumë nga superylli argjentinas.

Lista:

Pedro – 15 herë

Eto’o dhe Villa – 10 herë

Sanchez – 9 herë

Fabregas dhe Henry – 6 herë

Xavi – 5 herë

Krkic, Iniesta, Neymar dhe Thiago – 4 herë