Lojtarët me më shumë gabime që rezultuan me gol në Premierligë sezonin e kaluar

Bernd Leno është lojtari më i prirur për gabime në Premierligë që nga fillimi i sezonit 2018/19, kur bëhet fjalë për gabimet që i kushtojnë skuadrës me gol.

Sport

04/09/2019 15:10

Kurdoherë që një portier bën një gabim është shumë më i dukshëm sesa kur një mesfushor ose një sulmues bën një, kjo për faktin se në mënyrë të pashmangshme çon në një gol.

Pra, nuk është për t’u habitur që lista e lojtarëve, gabimet e të cilëve kanë çuar në gola në Premierligë që nga fillimi i sezonit të kaluar, është mbushur me portierë dhe, për fat të keq për Arsenalin, Bernd Leno kryeson listës, sipas talkSport, përcjell lajmi.net.

Më poshtë lista e lojtarët me më shumë gabime në Premierligë sezonin e kaluar:

1. Bernd Leno, Arsenal – 6 gabime që çuan në pësim të golit

2. Asmir Begovic, Bournemouth – 5

3. Jordan Pickford, Everton – 4

=. David de Gea, Manchester United – 4

5. Sol Bamba, Cardiff City – 3

=. Angus Gunn, Southampton – 3

=. Sergio Rico, Fulham – 3

=. Alisson Becker, Liverpool – 3

=. Martin Dubravka, Newcastle United – 3. /Lajmi.net/