Lojtarët holandezë i çel sabahu në disko

Lojtarët holandezë nuk janë duke i respektuar aspak rregullat. Tre prej tyre, Sneijder, Kuyt e De Jong, kanë qëndruar tërë natës në festë, duke u kthyer në hotel të nesërmen.

Sport

13/06/2014 19:26

Futbollistët e Përfaqësueses së Holandës i kanë thyer rregullat, duke i ndjekur festat gjatë tërë natës.

Në fakt, sipas mediave braziliane, Wesley Sneijder, Dirk Kuyt e Nigel de Jong i kanë vizituar klubet e natës dhe nuk janë kthyer në hotel deri në ora 11:00 të ditës së nesërme.

Federata e Futbollit të Holandës e ka arsyetuar daljen e lojtarëve, duke theksuar se trajneri Louis van Gaal u kishte dhënë leje të gjithë lojtarëve për ta kaluar kohën e lirë siç duan ata.

Ndërkohë, kjo Federatë e ka mohuar faktin se lojtarët janë kthyer në atë kohë në hotel, edhe pse burimet e sigurta e bëjnë të ditur një gjë të tillë.

Pjesa tjetër e ekipit, i cili është vendosur në Río de Janeiro, ka vendosur ta kalojë kohën e lirë në plazhin e Ipanemas.