Lojtarët e Bayernit nuk duan të vozisin Audi, klubi vendos t’i ndëshkojë

Gjigantët e shumtë evropianë po përballën me krizën që ka shkaktuar koronavirusi.

Sport

04/04/2020 11:56

Futbollistët kanë ulur ndjeshëm të ardhurat e tyre, por kriza e COVID-19 nuk është problemi i vetëm që ka prekur Bayernin.

Bayern Munic merr shuma të mëdha nga sponsorët, dhe një nga sponsorët kryesor të tyre është marka e veturave, Audi.

Në kontratën e Bayernit me këtë kompani, të gjithë lojtarët marrin nga një makinë luksoze të Audisë, dhe u kërkohet që ato t’i përdorin vazhdimisht.

Por, shumica e tyre nuk janë duke e bërë atë, me Lewandwoksin që drejton një Bentley, Sule një Ferrari, dhe Boateng, Mercedesin e tij, me të cilin edhe pati një aksident këto ditë.

Por, Bayern Munich tani ka vendosur të ndëshkojë lojtarët që nuk përdorin veturat e sponsorëve.

Mediet në Gjermani raportojnë se çdo lojtarë që kapet me ndonjë veturë tjetër, do të gjobitet me 50 mijë euro./Lajmi.net/