Lojtarët e Bayernit krahasohen me objektet e njohura të Londrës (Foto)

Para ndeshjes në Ligën e Kampionëve që zhvillohet të martën, gjigantët gjermanë kanë bërë një postim në Instagram, duke i lidhur futbollistët e tyre me kryeqytetin e Anglisë

Sport

19/10/2015 22:05

Bayern Munich tashmë gjenden në Londër ku do të përballen me Arsenalin në Ligën e Kampionëve të martën, dhe liderët e Bundelsigës janë vendosur në disa prej vendeve kryesore të kryeqytetit anglez.

Manuel Neuer është krahasuar me London Bridge, përderisa Jerome Boateng mund të shihet nëpër Big Ben.

Douglas Costa është paraqitur në një taxi të zi, klasik të Londrës, edhe pse trafikut nëpër qendrën e qytetit rrallë herë është aq i shpejtë sa futbollisti brazilian. /Express