Lojërat Olimpike Tokyo 2020: Inaugurohet stadiumi i ri, shtatë muaj para fillimit të olimpiadës

Në Tokio është inauguruar stadiumi më i ri i futbollit.

Sport

15/12/2019 12:33

Shtatë muaj para fillimit të Lojërave Olimpike, në Tokio është inauguruar stadiumi i ri i futbollit, në të cilin do të zhvillohen edhe aktivitete të olimpiadës, përcjell lajmi.net.

Në fillim të janarit do të luhet finalja e ‘Emperor Cup Soccer’, ku pritet të dhurohet spektakël në stadiumin e ri.

Stadiumi ka një kapacitet prej 68 mijë ulëseve dhe është inauguruar nga kryeministri japonez, Shinzo Abe, tri vite pas fillimit të punimeve.

Stadiumi është ndërtuar në hapësirën e njëjtë ku qëndronte edhe stadiumi që u përdor në olimpiadën 1964. /Lajmi.net/