Të Infektuar: 19.328

Të Shëruar: 15.434

Të Vdekur: 678

Lojë katastrofike: Dembele humbi 14 topa në pjesën e parë

17:49 | 18 Tetor 2020

Ylli i Barcelonës Osman Dembele ishte ndër më të dobëtit në fushë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Getafe, në të cilën katalanasit u mundën 1-0.

Futbollisti francez filloi si titullar për herë të parë pas 325 ditëve dhe doli i zhgënjyer. Dembele luante në krahun e majtë dhe nisjet e tij përpara shumë shpesh përfundonin me një top të marrë nga kundërshtari.

Sipas statistikave të botuara në “AS”, përcjell lajmi.net, ai humbi 14 topa vetëm në pjesën e parë. Dembele luajti 62 minuta dhe humbi gjithsej 16 topa. Përveç kësaj, francezi gaboi shtatë herë në përpjekje për të pasuar te bashkëlojtarët. 

Dembele nuk ishte në krye të renditjes negative sipas këtij treguesi. Sergio Dest humbi 23 topa dhe dështoi në 11 përpjekje për të kaluar. /Lajmi.net/