Loja e rrezikshme në “TikTok”, kërkohet nga organet që rasti i fëmijëve në Fushë Kosovë të hetohet

Ditëve të fundit janë parë disa video shqetësuese në rrjetin social “TikTok”, ku fëmijët e disa shkollave në Fushë Kosovë kanë shpërndarë video të tyre duke prerë duart me gjësende. Ky fenomen erdhi si rrjedhojë e një trendi të keq që është duke qarkulluar në rrjetin social “TikTok”, ku fëmijët në Botë po e ndjekin…

Lajme

14/06/2024 10:55

Ditëve të fundit janë parë disa video shqetësuese në rrjetin social “TikTok”, ku fëmijët e disa shkollave në Fushë Kosovë kanë shpërndarë video të tyre duke prerë duart me gjësende.

Ky fenomen erdhi si rrjedhojë e një trendi të keq që është duke qarkulluar në rrjetin social “TikTok”, ku fëmijët në Botë po e ndjekin trendin shqetësues.

Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka folur për fenomenin shqetësues të këtyre videove të fëmijëve.

Ajo ka tentuar të kontaktojë Ministrinë e Arsimit se a janë marrë masat sa i përket kësaj dukurie shqetësuese. Por, fatkeqësisht nga Ministria kanë qenë të paqasshëm, duke edhe mos hapur telefonin.

Pasi që nga Ministria nuk ishin të qasshëm, dikush nga inspektorati i Arsimit i’u përgjigj gazetares Fjollë Hyseni.

Për rastin në fjalë, Inspektorati i Arsmit kanë thënë se janë inspektuar 3 shkolla në Fushë Kosovë, ku pastaj janë njoftuar që shkollat të mobilizohen dhe të njoftohen prindërit.

“Inspektorati i Arsimit ka realizuar inspektim në 3 shkolla në Fushë Kosovë, ku është informuar se nxënësit këtë veprim e kanë bërë duke u inspiruar nga rrjeti social TikTok. Menjëherë pas inspektimit, janp mobilizuar shkollat, janë njoftuar prindërit, Këshilli Drejtues i shkollës, Policia dhe Qendra për Punë Sociale në Fushë Kosovë.”- kanë thënë nga Inspektorati i Arsimit. /Lajmi.net/

Video: