“Lockerbie” një model i mundshëm për Tribunalin

Rasti “Lockerbie” dhe gjykimi i saj mund të jetë një model për Tribunalin për Kosovën. Diplomatët europianë e shohin këtë model të mirë për Kosovën, pasi që imazhi i shtetit nuk do të dëmtohej.

Lajme

18/03/2014 07:44

Krijimi i Tribunalit për krimet e kryera në Kosovë, mund të jetë e ngjashme sikurse tribunali që u krijua në vitin 2000, për rastin “Lockerbie”.

Gazeta “Tribuna” raporton se diplomatët europianë mendojnë se një gjykatë e tillë e ngjashme, nuk do ta dëmtonte imazhin e Kosovës.

Rasti “Lockerbie” është rasti i një akti terrorist, kur një aeroplan i nisur nga Frankfurti drejt SHBA’ve, ishte rrëzuar në Skoci. Pas 11 vjetësh u zbuluan akterët dhe në vitin 2000 u vendos që të themelohej një gjykatë speciale skoceze e cila u vendos në një kamp me trupa amerikane në Holandë. Gjykata ka vepruar me një ekstra juridiksion dhe në bazë të ligjeve të Skocisë.

Një Gjykatë e tillë pritet të bëhet edhe për trajtuar krimet e Kosovës, dyshime për këto krime të dala nga raporti i Dick Martyt. Por se për dallim nga Lockerbie, Tribunali për Kosovën ka disa specifika të tjera.

Elementi i parë është sovraniteti i shteteve. Në rastin “Lockerbie”, të gjitha shtetet e kanë njohur sovranitetin e njëra-tjetrës. Në rastin e Kosovës, BE’ja është neutrale karshi pavarësisë.

Elementi i dytë ka të bëjë me gjykatësit dhe misionin e BE’së dhe EULEX’it. Sipas diplomatëve ndërkombvëtar, do ishte e paimagjinueshme sikur në Tribunal të shërbenin edhe gjykatës kosovarë. Andaj, ata preferojnë të jenë gjykatës së EULEX’it që kanë shërbyer në Kosovë.

Por dallimi kryesor sipas diplomatëve është tek emri që do të ketë mekanizimi gjykues dhe specifikimi që do të bëhet për mandatin e gjykatës. Gjykata parashihet të jetë “ad-hoc”, pra të ketë të përcaktuar një mandat kohor, gjë e cila e bën shumë të ndryshme nga Tribunalet e tjera të cilat sapo kanë dëshmi të reja, mund të rinisin gjykimet,” raporton Tribuna”.