“Lo Vas A Olvidar”, kënga e Billie Eilish dhe Rosalia që po bën namin në rrjet

Rosalia dhe Billie Eilish kanë realizuar një këngë së bashku.

ShowBiz

22/01/2021 15:58

Dy artistet më të fuqishme të vitit 2020 kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

Ky bashkëpunim po çmend rrjetin, këngë kjo nën produksionin e Finneas Eilish.

Kënga vjen si një gjysmë tempe me elemente elektronikë dhe muzikë shumë të sofistikuar me përzierjen e spanjishtes dhe anglishtes.

Billie ka eksperimentuar duke kënduar në spanjisht dhe nuk tingllon aspak keq.

Me një tekst të trishtuar dhe melankolik, të dy artistet i këndojnë një dashurie të vjetër në këtë këngë që vjen mjaft e ndjeshme./Lajmi.net/

YouTube player