‘Llukmani’ po martohet këto ditë, ja disa detaje rreth dasmës (Foto)

Ernest Zymberi është një ndër aktorët më të dashur publikun shqiptar.

ShowBiz

31/08/2017 12:08

Me aktrimin e tij jemi familjarizuar në serialin e mirënjohur “O sa mirë”, ku luan rolin e një afaristi nga Lugina e Preshevës.

“Llukmani”, siç njihet më mirë, tashmë ka vendosur që romancën disavjeçare me Lenën ta kurorëzojë me martesë të veçantë..

Express Rozë, mëson se aktori do të martohet me 2 shtator në një nga hotelet më luksoze të Gjilanit.

Ndërkaq për atmosferën e dasmës do të përkujdesët këngëtari Butrint Rashiti.

Përveç familjarëve në këtë dasmë do të ketë të ftuar aktorë të serialit si dhe personalitete të ndryshme të sferës së kulturës dhe artit.

Për më shumë shikoni disa foto të çiftit./Gazeta Express/