Lluka: Operatorët e telefonisë mobile në Kosovë kanë filluar zbatimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave të roaming-ut

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka njoftuar se operatorët e telefonisë mobile në Kosovë, tashmë kanë filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave të roaming-ut.

Lajme

19/06/2019 19:20

Sipas tij duke filluar nga sot, nga Shqipëria mund të bëhen thirrje në Kosovë me 15 – 16 cent për minutë, dhe pa pasur nevojë të aktivizoni ndonjë pako paraprakisht.

Lluka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se thirrjet para datës 15 qershor kanë kushtuar jo më pak se 2.5 euro për minutë, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Edhe operatorët e telefonisë mobile në Kosovë kanë filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave të roamingut.

Sot nga Shqipëria mund të bëni thirrje në Kosovë me 15 – 16 cent për minut, pa pasur nevojë të aktivizoni ndonjë pako paraprakisht. Kjo thirrje para datës 15 qershor ju ka kushtuar jo më pak se 2.5 EUR për minut.

Komunikim të këndshëm, nga plazhet e bukura!

P.S. Sqarim: Marrëveshja për eliminimin e tarifave të roamingut me Shqipëri parasheh ulje të cmimeve mbi 90% nga 15 qershor 2019 dhe eliminim të tërësishëm të këtyre tarifave deri me 15 qershor 2021. Pra deklarata ime ka qenë që ka filluar implementimi i marrëveshjes dhe në asnjë moment nuk kam thënë që është hequr roamingu. /Lajmi.net/