Lluka nënshkruan marrëveshjen për financimin e kuzhinës së minatorëve në Artanë

Valdrin Lluka ka nënshkruar marrëveshjen për financimin e kuzhinës dhe menzës për ngrënie për minatorët e minierës së Artanës që është pjesë e rëndësishme e Trepçës.

Lajme

20/03/2019 21:31

“Në korrik të vitit të kaluar, së bashku me deputetin Islam Pacolli dhe ministrin Fatmir Z. Matoshi, vizituam minatorët e Artanes ku pamë kushtet e mjerueshme të punës dhe menzes ku ushqehen në baza ditore. Aty premtova që do të siguroj fonde për përmirësimin e kushteve dhe të përmirësoj mirëqenien e minatorëve”, ka shkruar Lluka në profilin e tij në Facebook.

“Sot këto fonde janë siguruar dhe presim që në fund të këtij viti minatorët të ushqehen me dinjitet pas punës së lodhshme që ata bëjnë”.