Lluka jep dorëheqje nga AGPK

Liridona Lluka ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e Kryetares së Bordit të Asociacionit të Gazetarëve Profesionsit të Kosovës (AGPK).

Lajme

17/05/2014 15:07

Dorëheqjen Lluka e ka bërë të ditur përmes një komunikate të lëshuar për media, por pa dhënë arsye.

“Unë, Liridona LLuka Gashi, nga sot, datë:17.05.2014, jap  dorëheqje nga pozita e Kryetares së Bordit të AGPK-së. Ka qenë nder për mua të shërbej dhe të përfaqësoj gazetarët në shumicë që më votuan në Kuvendin e fundit zgjedhorë të AGPK-së”.

Lluka ka kohë që është akuzuar për anim politik ndaj PDK-së. Anëtarët e Bordit të AGPK-së, kanë vlerësuar se përmes disa postimeve në profilin e saj në Facebook, Lluka ka bërë anime politike, gjë që bie ndesh me etikën gazetareske.

Edhe pse Lluka, kohë më parë ka pranuar se ka bërë favorizime partiake, duke i quajtur ato normale, në këtë letër të dorëheqjes, akuzat ndaj saj, i ka quajtur shpifje dhe etiketime.   

“Edhe përkundër shpifjeve dhe etiketimeve të pa baza unë do të punoj dhe angazhohem edhe më tej në profesionin që kam  zgjedhur dhe për të cilin kamë investuar në kohë dhe shkollim”.

“Nga ky vendim që po publikoj i bëjë thirrje antarëve të AGPK-së që të organizohemi për Kuvendin e ri zgjedhor për Kryetarin/en dhe antarët e rinj të AGPK-së, që do të mbahet me datë 29 Qershor 2014”.

“Në aspektin personal, ka qenë një kënaqësi të punoj dhe përfaqësoj komunitetin e gazetarëve gjatë këtyre muajve. Ju faleminderit për miqësinë dhe mundësinë që më dhatë të shërbeja, me aq sa pata mundësi, për ju”.