Lloris në vend të Casillasit

Real Madrid është i gatshëm të paguajë 20 milionë funte për transferimin e portierit të Tottenhamit, Hugo Lloris, i cili konsiderohet si pasardhës i Iker Casillasit në Santiago Bernabeu.

Sport

01/11/2014 09:05

Real Madrid ka identifikuar pasardhësin e Iker Casillasit.

Sipas tabloidit britanik “Daily Express”, Los Blancos janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë funte për transferimin e portierit të Tottenham Hotspur, Hugo Lloris.

Reprezentuesi francez është zgjedhja e parë e menaxherit Mauricio Pochettino në White Hart Lane, por edhe pse nënshkroi kontratë pesëvjeçare gjatë verës, ai mund të joshet nga paraqitjet e vazhdueshme në Ligën e Kampionëve, që nuk duket se do t’i shijojë me Tottenhamin.

Reali mund të intensifikojë përpjekjet për transferimin e tij në verën e vitit të ardhshëm nëse nuk arrin të gjejë pajtimin në janar.