Lloris mendon se hapësirat e Kane mund të mbulohen, ka besim tek Son dhe Lucas Moura

Kapiteni i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, është shprehur optimist para ndeshjes së kthimit kundër Manchester City.

Sport

15/04/2019 13:59

Në ndeshjen e parë, e cila ishte e vlefshme për fazën çerekfinale, në kuadër të Ligës së Kampionëve, Tottenham kanë shënuar fitore minimale para tifozëve të tyre, në shtëpinë e re.

Megjithatë, këtë epërsi, Spurs duhet ta ruajnë edhe në ndeshjen e kthimit, të cilën e luajnë në ‘Etihad Stadium’.

Në këtë udhëtim ata do të jenë pa lojtarin kryesorë të skuadrës, Harry Kane, i cili pësoi dëmtim në ndeshjen e parë.

Edhe përkundër kësaj mungese, Hugo Lloris beson se skuadra ka lojtarë me potencialin e duhur për ta mbuluar atë mungesë.

“Ata kanë profil të kundërt nga Kane. Sigurisht se do të preferonim Harryn” ka thënë fillimisht portieri, transmeton lajmi.net.

“Por, secilën herë që i është dhënë shansi Lucas apo Son, ata janë përgjigjur për mrekulli. Ata shënuan gola të rëndësishëm këtë sezon” ka thënë tutje francezi.

“Ishte shumë mirë që Lucas shënoi tri gola kundër Huddersfield. Ne do të kemi shumë hapësira ndaj Man City, kështu që duhet të shfrytëzojmë të gjitha problemet e tyre në mbrojtje”.

“Do të vendoset nga detajet, sikur në ndeshjen e parë. Ne kemi nevojë për atë ndeshje, eksperiencë, nerva dhe shpirtë” ka thënë ndër të tjerash Lloris.

Tottenham do të ketë edhe dy ndeshje me Man City, pasi pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, skuadrat do të përballen edhe në Premierligë. /Lajmi.net/