Lloris: Kalimi te United ka mundur të ndodhë

Manchester United ishte i lidhur me transferimin e një portieri gjatë verës, pasi David Da Gea raportohej që do të kalonte në Madrid dhe Hugo Loris ishte njëri prej opsioneve.

Sport

14/09/2015 16:48

Hugo Lloris ka deklaruar se një kalim te Manchester United ka mundur të ndodhë gjatë afatit kalimtar veror, mirëpo ai insiston se është i lumtur me qëndrimin në Tottenham.

“Interesimi i Manchester United?  Ka mundur të ketë zhvillime por në fund nuk ndodhi asgjë”, ka thënë francezi.

“Ndjehem shumë mirë. Afati kalimtar nuk më sqetëson. E mbajë një distancë të caktuar kështu kam qenë i fokusuar në përgatitjet me Tottenham”.