Lloris ka një lajm të keq për Messin dhe Argjentinën

Franca takohet sot me Argjentinën në Kampionatin botëror 2018.

Sport

30/06/2018 12:29

Ditën e sotme të gjithë ndjekësirt e Botërorit i kanë sytë nga ndeshja mes Francës dhe Argjentinës.

Të dy këto skuadra janë mjaftë të forta dhe kjo përballje ështëkonsideruar si një finale e parakohshme.

Franca kërkon të kthej faqen pas humbjes së Eurpoianit dhe dhe të heshtë kritikat.

Këtë e konfirmon edhe kapiteni Hugo Lloris, i cili deklaroi dje në konferencë për shtyp:

“Nuk është momenti për polemika, por ndeshja ndaj Argjentinës mund të shërbejë për të fituar pak respekt pas kritikave të shumta dhe të padrejta ndaj nesh” ka thënë Lloris.

“Ky është një moment historik për të gjithë ne dhe nëse duam vërtet të ecim përpara, duhet të kapërcejmë të gjitha limitet tona dhe të zhvillojmë një ndeshje të madhe” ka shtuar më pas ai.

Lloris nuk pranon krahasime, duke shpjeguar se:

“Mesi është një lojtar unik dhe nuk krahasohet me askënd. Ne jemi një skuadër dhe si e tillë duhet të punojmë, pasi fenomeni ynë i vërtetë është grupi, që për hir të së vërtetës ka shumë cilësi”.