Llorente basketbollist? Nuk është e vërtetë

Carlos Tevez ka mohuar ta ketë kritikuar bashkëlojtarin e tij Fernando Llorente, duke shprehur besimin se spanjolli do të bëhet futbollist i rëndësishëm i Juventusit. Sipas medieve spanjolle, ish sulmuesi i Manchester Cityt kishte thënë se Llorente “do të ishte më i mirë si basketbollist”. Por, argjentinasi ka theksuar se asnjëherë nuk ka thënë ndonjë…

Sport

19/09/2013 14:02

Carlos Tevez ka mohuar ta ketë kritikuar bashkëlojtarin e tij Fernando Llorente, duke shprehur besimin se spanjolli do të bëhet futbollist i rëndësishëm i Juventusit.

Sipas medieve spanjolle, ish sulmuesi i Manchester Cityt kishte thënë se Llorente “do të ishte më i mirë si basketbollist”. Por, argjentinasi ka theksuar se asnjëherë nuk ka thënë ndonjë fjalë të keqe për Llorenten.

“Dua të shpjegoj se nuk kam thënë asnjë fjalë të keqe për Fernandon. Në fakt, besoj se ai është lojtar i madh dhe do të bëhet futbollist kyç për ne”, shkroi Tevez në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Llorente, 28-vjeç, iu bashkua Juventusit nga Athletic Bilbao si futbollist i lirë gjatë afatit kalimtar të verës por ka vështirësi të gjejë vend në ekip.

Ai bëri vetëm një paraqitje në Serie A, në minutat e fundit të fitores 1-0 ndaj Sampdorias, në xhiron e parë.