Lloçi e mbulon futbollin shqiptar

Lloçi është pjesë e pandashme në fushat e futbollit kosovar. Por, hiç më mirë nuk po kalon as Shqipëria. Në fotografi shihen disa futbollistë të rinj duke u freskuar jashtë fushës, në një vend të mbushur me lloç.

Sport

07/05/2014 10:47

Në Kosovë, infrastruktura dihet se është e tmerrshme. Por, aspak më mirë duket se nuk kalon as Shqipëria.

Në një fotografi të postuar në mediat shqiptare shihen disa futbollistë të rinj në Shqipëri, të cilët freskohen në një cep prapa fushës, i mbushur me lloç.

Gjithashtu, as gjendja e fushës nuk duket hiç më e mirë, gjë e cila nuk e lejon përparimin dhe zhvillimin e futbollistëve.

Sigurisht, ata e meritojnë një respekt maksimal, por në këtë mënyrë, futbolli shqiptar nuk mund të ecën përpara.