Llapjani rrah nënën e bën për spital, arrestohet nga policia

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të dielën në Podujevë.

Lajme

01/06/2020 09:43

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 19:30 në stacionin policor në Podujevë është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Sipas njoftimit, është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kishte rrahur nënën e tij, kështu duke i shkaktuar edhe dëme trupore, shkruan lajmi.net.

Pas plagëve të marra viktima (nëna), është dërguar për tretman mjekësor.

Në anën tjetër, pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Lajmi.net/