Llapjani që u gjet i vdekur tek shtëpia e tij dyshohet të jetë vrarë, policia jep detaje

Një rast i vdekjes së dyshimtë u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në Dumnicë të Podujevës. Policia tani po dyshon se viktima, i cili u gjet pa shenja jete afër shtëpisë së tij, mund të jetë vrarë, shkruan lajmi.net. Kështu të paktën është klasifikuar rasti në raportin 24 orësh, shkruan lajmi.net. “Një mashkull kosovar është…

Lajme

27/03/2023 07:34

Një rast i vdekjes së dyshimtë u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në Dumnicë të Podujevës.

Policia tani po dyshon se viktima, i cili u gjet pa shenja jete afër shtëpisë së tij, mund të jetë vrarë, shkruan lajmi.net.

Kështu të paktën është klasifikuar rasti në raportin 24 orësh, shkruan lajmi.net.

“Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thotë policia në raport, teksa rastin e klasifikon si “vrasje”. /Lajmi.net/