Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

‘Llapjani’ i nënshtrohet testit për koronavirus, ky është rezultati

22:31 | 22 Maj 2020

Foto: Instagram

Aktori i “O sa mirë” është testuar për COVID-19.

Aktori Kushtrim Qerimi, i cili njihet për rolin e Llapjanit në serialin vendor “O sa mirë” ka njoftuar se ka bërë testin për COVID-19, shkruan lajmi.net.

Për gjithë miqtë e tij, aktori ka treguar se rezultati i testit ishte negativ, por nuk i kurseu shakatë as në këtë rast.

“Kogja nifar lezeti kaka me dal negativ në testin e k’tij virusi”, ka shkruar Qerimi në positmin që e bëri në Instagram.

Kujtojmë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sonte njoftoi për 21 raste të reja me koronavirus në Kosovë. /Lajmi.net/