Llapjani del për të votuar, ndonëse gruaja i vdiq në mëngjes nga COVID-19

Sylejman Bllaca nga Podujeva e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet që po mbahen sot atje, ndonëse në mëngjes thotë se gruaja e tij ka vdekur si pasojë e infektimit nga koronavirusi.

Lajme

29/11/2020 14:47

Në një prononvim për RTV Dukagjinin, ai u ka kërkuar bashkëvendësve të tij që të dalin dhe të votojnë pavarësisht çdo rrethane.

“Më ka vdekur gruaja sot në mëngjes, si pasojë e infektimit me koronavirus. Përkundër kësaj, unë kam dalur që të votojë dhe ta shfrytëzojë të drejtën time qytetare. I lus të gjithë qytetarët tjerë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Ani pse unë kam dhimbje për humbjen e gruas, një fjalë e popullit thotë: i gjalli me të gjallin e i vdekuri me të vdekurin”, u shpreh Sylejman Bllaca.