Llapi triumfon ndaj Gjilanit

KF Llapi ka triumfuar ndaj Gjilanit në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës.

Sport

21/02/2021 14:54

Llapjanët e nisën ndeshjen mirë dhe shënuan shpejtë, ishte Prenci i cili zhbllokoi rezultatin në min (3’), transmeton lajmi.net.

Gjilani nuk mundi të barazojë rezultatin. Skuadrat shkuan në pushime me epërsinë minimale të Llapit.

Në pjesën e dytë, Llapi goditi sërish portën e Gjilanit. Mentor Zhdrella dyfishoi rezultatin në min (47’).

Gjilani arriti të shënojë përmes Progni min (54’), por pa sukses që të barazojë shifrat. Goditjen përfundimtare për KF Llapin e dha Kushtrim Shabani në min (90+1′)

Rezultati përfundimtar, KF Llapi 3-1 SC Gjilani.

Gjilani është në pozitën e katërt me 30 pikë, ndërsa Llapi ngjitet në pozitën e shtatë me 23 pikë./Lajmi.net/