Llapi transferon një lojtar të ri në klubin e tyre

KF Llapi kanë bërë të ditur përmes llogarisë së tyre në rrjetin social Facebook se kanë transferuar lojtarin Enis Stublla.

Sport

13/01/2021 20:03

“Sot kemi nënshkruar kontratë 3 vjeçare me sulmuesin e krahut, Enis Stublla, 21 vjeçar i lindur më 09.07.1999, në Podujevë”, thuhet në shkrimin e tyre.

Enis Stublla kategoritë e reja i ka kaluar në Shkollën e Futbollit “Arsenal” (2010-2017), më pas u transferua tek KEK-u (2017-2018), KF Minatori (2018-2019) si dhe së fundmi tek Onix (2019-2020), transmeton lajmi.net.

Llapi thotë se Stublla nuk do të jetë përforcimi i fundit i këtij afati kalimtar, pasi skuadra synon të përforcohet edhe me një futbollist para nisjes për fazën përgaditore në Antalya të Turqisë./Lajmi.net/

Mirësevjen ENIS STUBLLA ⚪?
Sulmuesi i krahut vie nga KF Onix

Podujevë, 13 janar 2021 – Sot kemi nënshkruar kontratë 3…

Posted by K.F. Llapi on Wednesday, January 13, 2021