Llapi transferon edhe Dardan Jasharin

Llapi është duke vazhduar me transferime të shumta para garave evropiane.

Sport

09/06/2021 11:14

Lojtari më i fundit që do vesh fanellën e Llapit është Dardan Jashari, që është një tjetër lojtar që rikthehet në “Zahir Pajaziti”, shkruan lajmi.net.

Jashari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, derisa së fundmi ishte pjesë e Ferizajit.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Fanellën e Llapit do ta vesh edhe Dardan Jashari

Mirë se u riktheve në Llap, Dardan!

Podujevë, 9 qershor 2021 – Dardan Jashari është rikthyer edhe një herë tjetër tek Llapi. Pas rikthimit në Superligë në edicionin 2015/16, Jashari tashmë rikthehet në objektiva tjera dhe me qëllim që ta ndihmoj skuadrën në garat evropiane. Kontrata e nënshkruar me Dardan Jasharin është 1 vjeçare.

Dardan Jashari, i lindur më 28.03.1990. Pjesë e Flamurtarit, Ballkanit, Malishevës e së fundmi Ferizajt. Me Llapin kishte zhvilluar 5 edicione, përfshirë një edicion në Ligën e Parë dhe katër të tjera në Superligë.

Në Superligë, me fanellën e Llapit, në katër edicione, Jashari ka 120 paraqitje, 7 gola, 2 asistime, e 10.773′ minuta të luajtura”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Llapi do zhvillojë një miqësore ndaj FC Prishtinës./Lajmi.net/