Llapi rinovon kontratën me tre titullarë
Llapi vazhdon të jetë një nga skuadrat më aktive në merkato gjatë muajit gusht në Ipko Superligën e Kosovës.
Sport
Pasi ka zyrtarizuar disa afrime të rëndësishme sëfundmi klubi nga Podujeva ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratave me 3 futbollistë të rëndësishëm.
Mentor Zhdrella dhe Bujar Idrizi e kanë zgjatur edhe më një tjetër vit marrëveshjen me Llapin ndërkohë që sulmuesi Valmir Veliu do të jetë pjesë e bardhebluve edhe për 3 sezonet e ardhshme pasi ka rinovuar deri në vitin 2023.
Për t’u përmendur edhe fakti që dy nga 3 lojtarët që kanë rinovuar sëfundmi i janë Zhdrella dhe Veliu i janë bashkuar Prishtinës në formë huazimi për sfidën ndaj Lincoln Red Imps në paraeliminatoret e Ligës së Evropës. /Lajmi.net/