Llapi pa telashe në terrenin e vet, mposht Dukagjinin për tri pikët e para pas pauzës së Covid-19

Ka përfunduar ndeshja e parë e Superligës së Kosovës, pas pauzës obligative që erdhi nga Covid-19.

Sport

05/06/2020 17:54

Llapi dhe Dukagjini e rinisën sezonin, me vendasit që morën një fitore me rezultatin 4:1, shkruan lajmi.net.

Llapjanët zhbllokuan rezultatin pas vetëm tre minutave lojë, me Prencin që dërgoi topin në rrjetën e Dukagjinit.

Me këtë gol përfundoi 45 minutëshi i parë, kurse në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë.

Selmani ishte ai që shënoi i pari, për të dyfishuar epërsinë e Llapit (48’), kurse Dukagjini rihapi ndeshjen në minutën e 51’, me anë të Mulaj.

22 minuta para fundit të lojës, Ymeraj shënoi golin e tretë për Llapin, duke vendosur fatin e fituesit, kurse rezultati final erdhi nga Veliu, në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Llapi ngritët në 37 pikë dhe merr pozitën e 5-të na tabelë, kurse Dukagjini vazhdon të jetë në pozitën e fundit, me vetëm 10 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/