Llapi – Gjilani, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Llapi - Gjilani, e vlefshme për javën e dytë të Superligës së Kosovës.

Sport

23/09/2020 14:51

Për Llapin kjo është ndeshja e parë për këtë edicion, pasi pushoi në takimin e parë për shkak që ndeshja me Dritën u shty.

Ndërkaq, Gjilani pësoi humbje të thellë 4:0 nga Feronikeli.

Ndeshja fillon në orën 16:00.

Llapi: Nava, Idrizi, Prençi, Haliti, Alban Ramadani, Arbnor Ramadani, Selami, Shabani, Peposhi, Veliu, Januzi.

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Kastrati, Veliu, Ferreira, Rapa, Aziz, Hila, Hajdari, Progni, Nikac. /Lajmi.net/