Llapi fiton lehtë ndaj Ulpianës – ruan portën e paprekur
Llapi ka shënuar fitore të lehtë ndaj Ulpianës.

Sport
Skuadra e Tahir Batatinës ka shënuar fitore me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.
Llapjanët vendosën fatin e takimit dhe siguruan tri pikët në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi e para mbyllej pa gola.
Fillimisht, Llapi kaloi në epërsi me anë të Alban Shillovës, i cili shkundi rrjetën në minutën e 54’.
11 minuta më vonë, Avdulli dërgoi topin në portën e tij, dhe me këtë autogol u vulos rezultatin final dhe fitorja e Llapit në këtë takim.
Llapi shkon tani në 32 pikë në pozitën e katërt, me katër pikë larg pozitës së tretë që dërgon në gara evropiane.
Ulpiana mbetet në pozitën e parafundit, me 18 pikë në 19 ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/