Llapi fiton derbin në kryeqytet, Prishtina me telashe edhe jashtë fushës së blertë

Ka përfunduar ndeshja e dytë e xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.

Sport

13/09/2019 20:52

Llapi ka arritur të shënojë një fitore mjaft të rëndësishme, në udhëtimin në Prishtinë, me rezultatin minimal 0:1, raporton lajmi.net.

Mysafirët arritën të marrin tri pikë në udhëtim kundër skuadrës së Bylbyl Sokolit, falë golit të shënuar në pjesën e parë, nga Plaku.

Skuadrat treguan një lojë mjaft interesante, por vëmendja e këtij takimi iku në tribunën lindore, ku po qëndronin tifo – grupi ‘Plisat’, të cilët ndërprenë lojën për pak minuta, si shenj revolte kundër Remzi Ejupit.

Tifozët e skuadrës ‘Bardh e kaltër’ dhe kryesia e klubit duket se tashmë kanë ndarë rrugët, duke thelluar krizën tek Prishtina.

Pas kësaj xhiroje, Prishtina numëron 1 pikë (3 ndeshje të luajtura), kurse Llapi ngritët në kuotën e 7 pikëve me katër ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/