Llapi eliminon Prishtinën, kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës

KF Llapi ka arritur që të eliminojë Prishtinën në gjysëmfinalen e Kupës së Kosovës, pasi ka fituar me rezultat të përgjithshëm 5 - 4.

Sport

21/04/2021 16:52

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina u tregua më e mirë dhe kësisoj siguroi kualifikimin tutje, raporton lajmi.net.

Ishte Gavazaj që zhbllokoi rezultatin duke realizuar nga pika e bardhë qysh pas pesë minutave (5′), por vendasit u këndellen shpejtë dhe barazuan rezultatin përmes Ahmed Januzit (16′).

Prishtina e riktheu epërsinë në 1-2 përmes Mërgim Pefqelit i cili realizoi gol të bukur.

Llapi barazon në 2-2 përmes Muhamed Hysenit dhe me këtë gol u mbyll ndeshja e dytë me rezultat 2-2.

Dukagjini në ndeshjen e parë gjysëmfinale të zhvilluar me Istogun, kishte inkuadruar në lojë, Erion Ceta, i cili e kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Llapi dhe Dukagjini do të luajnë në finale të Kupës së Kosovës./Lajmi.net/