Llamkosi humb dhe e rrezikon titullin

Llamkos Kosova gjendet në një krizë të thellë. Skuadra vushtrriase humbi nga Besa 1:0, duke e rrezikuar titullin e kampionit. Prishtina dhe Ferizaj gjenden vetëm katër pikë prapa.

Sport

15/05/2014 19:12

Llamkos Kosova nuk i ka kurrqysh punët. Skuadra vushtrriase është në krizë të thellë në fazën e tretë të garave të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, gjë e cila ka bërë që Prishtina dhe Ferizaj t’i afrohen në vetëm katër pikë.

Bardh e kaltrit u mposhtën të enjten nga Besa me rezultat 1:0. Golin e fitores për pejanët e realizoi Mensur Duraku nga gjuajtja e lirë, një gol fantastik.

Llamkosi do të mundohet që ta ruajë lidershipin në tri xhirot e fundit, edhe pse nuk do ta ketë aspak të lehtë.