Llamkos Kosova mposht Prishtinën, Istogu befason Trepçën

Llamkos Kosova ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në shtëpinë e vet, pasi ka mposhtur skuadrën e Prishtinës me rezultat minimal 1-0.

Sport

14/09/2014 20:33

Llamkos Kosova ka shënuar fitore në javën e pestë të Raiffeisen Superligës së Kosovës, pasi ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal, falë golit të shënuar nga Bashkim Shala.

Drenica ka shënuar fitore bindëse në shtëpi kundër Dritës me rezultat 5-0, ndërsa me rezultat të njëjtë u mposht edhe Besa e Pejës nga Vëllaznimi.

Istogu arriti të marrë një fitore të papritur në udhëtim te Trepça, të cilën e mposhti me rezultat të ngushtë prej 2-1.

Rezultatet e javës së pestë:

Ferronikeli 2-1 Trepça ‘89
Llamkos Kosova 1-0 Prishtina
Vëllaznimi 5-0 Besa
Trepça 1-2 Istogu
Ferizaji 0-3 Hajvalia
Drenica 5-0 Drita 

Ndeshjet që do zhvillohen në javën e gjashtë:

Trepça ‘89 – Drita
Hajvalia – Drenica
Istogu – Ferizaj
Besa – Trepça
Prishtina – Vëllaznimi
Feronikeli – Llamkos Kosova