Llamkos Kosova fiton Superkupën

Llamkos Kosova mposhti Feronikelin me rezultat 2:0 dhe fitoi trofeun e Superkupës së Kosovës në futboll. Skuadra nga Vushtrria kompletoi suksesin e dyfishtë pas titullit të kampionit.

Sport

10/08/2014 20:13

Llamkos Kosova ka fituar trofeun e Superkupës së Kosovës në futboll.

Skuadra e trajnerit Ismet Munishi mposhti Feronikelin me rezultat 2:0, dhe shënoi një tjetër sukses të madh pas atij në edicionin e shkuar kur u shpallën kampion.

Vushtrriasit kaluan në epërsi në pjesën e parë me golin e Labinot Osmanit nga penalltia. Kurse, Feronikeli u mundua të gjejë golin e barazimit, mirëpo nuk ishte efikas në sulm.

Ndërsa, pas një solo depërtimi fantastik, talenti Milot Rashica shënoi golin e fitores dhe të triumfit për Llamkos Kosovën, në minutën e 88-të.

Futbollistët në festë, bashkë me ta edhe grupi i tifozëve Forca, për një tjetër sukses plotësisht të merituar.