Lladrovci viziton nxënësit në Testin e Arritshmërisë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe drejtori i Arsimit, Tafil Halilaj, kanë vizituar sot të gjitha shkollat ku është zhvilluar testi i arritshmerisë për nxënësit e krasëve të nënta.

Lajme

26/05/2017 16:06

Lladrovci ka motivuar nxënësit, duke ju thënë se vetëm përmes rezultateve të mira të arritura në mësim varet e ardhmja e juaj dhe e vendit.

Testi i arritshmerisë është mbajtur me të gjithë nxënësit e 29 shkollave fillore të Drenasit, për nxënësit e klasëve të nënta (9).

Gjithsejt i janë nënshtruar këtij testi 1083 nxënës nga 29 shkolla fillore.