Lladrovci i uron shërim të shpejtë Kurtit: Virusi i keq e preku edhe Albinin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka uruar kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit shërim të shpejtë, pasi u infektua me Covid-19.

Lajme

29/10/2020 13:32

Lladrovci përmes një postimi në Facebook tha se shpreson që të gjithë të prekurit nga virusi Covid 19, ta kalojnë pa pasoja.

Postimi i plotë:

Virusi i keq ka prekur edhe Albin Kurtin.

Uroj që z. Kurti të shërohet sa më shpejtë dhe t’i kthehet familjes dhe detyrave të tij të përditshme.

Uroj po ashtu që të gjithë të prekurit nga virusi Covid 19, ta kalojnë pa pasoja.

Nuk do nënçmuar virusin, por do mundur me çdo kusht! /Lajmi.net/