Lladrovci i drejtohet Kurtit: Çka po pret? Shkarkoje Rakiqin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas komenteve të fundit nga Lista Serbe, të cilët shprehën interesim për rrëzimin e Qeverisë Kurti pas ngjarjeve në veri të vendit. Në një postim në Facebook, Lladrovci ka kërkuar nga Kurti që të shkarkojë ministrin për Kthim dhe Komunitete nga radhët…

Lajme

03/08/2022 20:00

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas komenteve të fundit nga Lista Serbe, të cilët shprehën interesim për rrëzimin e Qeverisë Kurti pas ngjarjeve në veri të vendit.

Në një postim në Facebook, Lladrovci ka kërkuar nga Kurti që të shkarkojë ministrin për Kthim dhe Komunitete nga radhët e Listës Serbe, Goran Rakiq, duke thënë se kryeministri nuk duhet të presë, shkruan lajmi.net.

“Çka po pret Albin? Pasi ministri kompetent e profesional e vlerësoi ‘Listën Serbe’ si ‘parti të devalvuar’ dhe parti që ‘bashkëpunon me grupet kriminale’, çka po pret Albin, shkarko Rakiqin dhe të emëruarit e tij në Qeveri dhe trupat e tjera ekzekutive”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka thënë se bashkëjetesa politike me ata që bashkëpunojnë me grupe kriminale është bashkëqeverisje e çoroditur.

“Ka dy rrugë, ose nuk janë të sakta konstatimet se ata ‘bashkëpunojnë me grupe kriminale’ dhe janë deklarata kuturu, ose ju bashkëqeverisni me bashkëpunëtorët e krimit me vetëdije dhe kështu ju bëni krim”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka kërkuar nga Kurti që t’i përgjigjet së paku kërcënimit të Rakiqit.

Postimi i plotë:

Çka po pret Albin!?
Pasi Ministri kompetent e profesional e vlerësoi “Listën Serbe” si “parti të devalvuar” dhe parti që “bashkëpunon me grupet kriminale”, çka po pret Albin, shkarko Rakiqin dhe të emëruarit e tij në Qeveri dhe trupat tjera ekzekutive.

“Bashkëjetesa” politike me ata që bashkëpunojnë me “grupe kriminale”, është bashkëqeverisje e çoroditur. Ka dy rrugë, ose nuk janë të sakta konstatimet se ata “bashkëpunojnë me grupe kriminale” dhe janë deklarata kuturu, ose ju bashkëqeverisni me bashkëpunëtorët e krimit me vetëdije dhe kështu Ju bëni krim.

Çka po pret Albin, së paku përgjigju ndaj kërcënimit të Rakiqit. Vepro, ndryshe, fjalët dhe veprat Tuaja po shkojnë me shpejtësi të frikshme në binarë të kundërt pa gjasa të përpiqen diku! /Lajmi.net/