Liverpoolit po ia marrin super lojtarin

Liverpool mund ta humbet në verë një lojtar shumë të rëndësishëm.

Merkato

06/03/2019 15:53

Liverpool mund të mbetet pa Taiwo Awoniyi, pasi Schalke është shumë afër transferimit të tij.

Skuadra gjerman ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit, ndërsa sulmuesi thuhet se është shumë afër të kalojë në Bundesligë, përcjell lajmi.net.

Liverpool po refuzon ta shet sulmuesin Nigerian, mirëpo është dëshira e tij që të transferohet te Schalke.

Vlera e tij në treg është 15 milionë euro, ndërsa skuadra gjermane është e gatshme ta paguajë atë shumë. /Lajmi.net/