Liverpoolit i ndodh një tjetër katastrofë

Lojtari i Liverpoolit, Adam Lallana ka pësuar një lëndim në kofshën e tij dhe kështu do të jetë jashtë fushave të lojës për plotë një muaj.

Sport

05/01/2015 19:19

Adam Lallana ka pësuar një lëndim në takimin kundër Swanseas, dhe kështu do të jetë jashtë fushave të lojës për një muaj.

Ai do të mungojë në disa ndeshje mjaft të rëndësishme të cilat skuadra e tij i zhvillon gjatë muajit janar, në kuadër të Premier Ligës dhe në FA Cup.

Përndryshe, ky është një lajm shumë i keq për Liverpoolin, pasi dihet se Lallana u fut në formë në disa ndeshjet e fundit, dhe ishte njëri ndër lojtarët kryesor për këtë skuadër.