Liverpooli, ofertë për Cechin

Skuadra e Liverpoolit është e gatshme që të bëj një ofertë prej 10 milionë euro për të transferuar portierin e Chelseas, Petr Cech.

Sport

30/11/2014 11:02

Mediat në Angli, më saktësisht e përditshmja Daily Star raporton se Liverpooli është duke përgatitur një ofertë për të siguruar shërbimet e Cechit.

Besohet se Brendan Rodgers do të ofrojë plotë 10 milionë euro, për shërbimet e gardianit të Chelseas.

Sidoqoftë, Rodgers fillimisht duhet të largojë ndonjë lojtarë të skuadra, dhe me paratë e fituara, të blejë Cechin, pasi porta e Liverpoolit në duart e Mignoletit nuk është e sigurtë.