Liverpooli ndalet sërish – Crystal Palace i merr pikë në ‘Anfield’

Liverpool ka ndarë pikët me Crystal Palace 1:1 përfundoi ndeshja në ‘Anfield’, përcjell lajmi.net. Në 45 minutat e para ishin vendasit që dominuan në çdo aspekt lojën, por jo edhe me gola, pasi nuk arritën të tundin rrjetën e Crystal Palace. Liverpooli kishin disa mundësi të realizonin me Darwin Nunez, Harvey Elliott dhe Mohamed Salah,…

Sport

15/08/2022 22:56

Liverpool ka ndarë pikët me Crystal Palace

1:1 përfundoi ndeshja në ‘Anfield’, përcjell lajmi.net.

Në 45 minutat e para ishin vendasit që dominuan në çdo aspekt lojën, por jo edhe me gola, pasi nuk arritën të tundin rrjetën e Crystal Palace.

Liverpooli kishin disa mundësi të realizonin me Darwin Nunez, Harvey Elliott dhe Mohamed Salah, por që nuk i konkretizuan ato.

Kurse, mysafirët me rastin e parë, arritën të shënojnë me anë të Wilfried Zaha, në minutën e 31` të ndeshjes.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Crystal Palace.

Pjesa e dytë ishte edhe më interesante, me Liverpoolin që po kërkonte me ngulm golin e barazimit por, që assesi nuk po e gjenin.

Nga minuta e 57` ekipi i Jurgen Klopp mbetën me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Darwin Nunez.

Pak minuta më vonë ishte Luis Diaz që shënoi një supergol, për të barazuar rezultatin në 1:1.

Ky është barazimi i dytë i Liverpoolit në edicionin e ri të Premier Ligës,(pas barazimit me Fulhamin) ndërsa Crystal Palace kishte humbur në xhiron e parë (nga Arsenali)./Lajmi.net/